Music Showbiz

Nëna e Britney Spears bëhet nostalgjike…çfarë kërkese ka ajo për vajzën e saj?

Këngëtarja e njohur, Britney Spears prej kohësh është shkëputur nga muzika. Ylli i shumë hiteve botërore ka zbuluar së fundmi se nëna e saj i është përgjëruar që të nisë të këndojë. 39-vjeçarja ka ndarë në Instagram një video të saj duke performuar këngën, “You got it all”.

Përkrah videos ajo ka shkruar se tashmë e ka harruar edhe vetë se mund të këndojë…

Mami më dërgoi këtë dhe më kujtoi që mund të këndoj! Më tha: ‘Ti nuk këndon më… duhet ta bësh sërish’. Në fakt nuk e kam parë kurrë këtë performancë. Është një nga udhëtimet e mia të para vetëm, më kujtohet vetëm që thosha ‘Wow Singapore’.

 

Spears nuk ka publikuar asnjë album që nga viti 2016-të. Rikujtojmë, se së fundmi, ylli i muzikës pop sapo ka fituar gjyqin e gjatë dhe të vështirë kundrejt babait.

Ndërkaq, disa kohë më parë “New York Times” publikoi një dokumentar për jetën e Britney Spears dhe jetën e saj të kontrolluar nga babai, dokumentar i cili u quajt “Framing Britney Spears”. Pas këtij dokumentari ka reaguar menjëherë i dashuri i Britney-t, Sam Asgahar-i duke u shprehur se nuk ka aspak respekt për të atin e saj.