Gossip Showbiz

Pas dokumentarit që shokoi botën, i dashuri i Britney Spears ka për t’i thënë diçka babait të saj!

Një ndër personazhet që ka qenë në qendër të vëmendjes muajt e fundit është ylli i muzikës botërore, Britney Spears. Fansat kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë shumë të shqetësuar për këngëtaren. Së fundmi, ajo ka qenë në gjyq me babain e saj i cili gëzon të drejta të plota mbi jetën e saj, fëmijët dhe vendimet rreth karrierës. Para disa vitesh, gjykata e Los Angeles mori këtë vendim për shkak të gjendjes së paqëndrueshme mendore të këngëtares.

Së fundmi, një gjykatë amerikane ka hedhur poshtë përpjekjen e Britney Spears, për të hequr babanë e saj nga të gjitha përgjegjësitë si kujdestar i pasurisë së saj. Jamie Spears ka qenë kujdestari ligjor i vajzës së tij për 12 vite me rradhë. Avokati i 38-vjeçares, tha se ylli i popit ishte “e frikësuar” prej tij dhe se ajo nuk do të performonte për aq kohë sa ai të qëndronte në rol.

Ndërkaq, ditën e djeshme “New York Times” publikoi një dokumentar për jetën e Britney Spears dhe jetën e saj të kontrolluar nga babai, dokumentar i cili u quajt “Framing Britney Spears”.

 

Pas këtij dokumentari ka reaguar menjëherë i dashuri i Britney-t, Sam Asgahar-i duke u shprehur se nuk ka aspak respekt për të atin e saj.

Eshtë e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë që kam zero respekt për dikë që përpiqet të kontrollojë lidhjen tonë dhe të na vendosë pengesa. Për mendimin tim, Jamie është totalisht një ‘dick’. S’do të jap më shumë detaje sepse gjithmonë e kam respektuar privatësinë tonë, por nga ana tjetër nuk erdha në këtë vend për të mos pasur mundësi të jem i lirë dhe të shpreh opinionin tim.