Celebrities Gossip Showbiz

Pas dokumentarit që shokoi botën, vjen edhe reagimi i parë nga Britney Spears!

Këngëtarja e njohur, Britney Spears prej kohësh është shkëputur nga muzika. Së fundmi, “New York Times” publikoi një dokumentar për jetën e saj të kontrolluar, dokumentar i cili u quajt “Framing Britney Spears”. Në lidhje me dokumentarin ka reaguar për herë të parë edhe artistja e njohur. Këngëtarja ka publikuar në Instagram një video të saj, teksa shfaqet duke kërcyer me këngën “Crazy” të Aerosmith.

Jeta ime është spekuluar gjithmonë dhe është gjykuar. Për shëndetin e mendjes sime më duhet të kërcej me @iamstevent çdo natë të jetës sime për t’u ndjerë e egër, njerëzore dhe e gjallë. Kam qenë e ekspozuar gjatë gjithë jetës sime duke performuar përpara njerëzve! Kërkon shumë fuqi që t’i besosh universit, sepse unë gjithmonë kam qenë shumë e gjykuar, e ofenduar dhe e turpëruar nga media dhe ende kam arritur në këtë ditë! Ndërkohë që jeta vazhdon përpara ne jemi ende shumë të dobët dhe të ndjeshëm si njerëz!

Nuk e pashë dokumentarin, por nga ajo pak që pashë u ndjeva e turpëruar nga ajo që nxorën… qava për dy javë dhe ende qaj ndonjëherë. Bëj çfarë mundem me anën time shpirtërore duke u përpjekur që të ruaj lumturinë time! Kërcimi më sjell gëzim! Unë nuk jam këtu për të qenë perfekte, perfeksioni është i mërzitshëm, unë jam këtu për të përcjellë mirësi.

https://www.instagram.com/tv/CND5B1RArtK/?utm_source=ig_embed

Rikujtojmë, se ylli i shumë hiteve botërore ka zbuluar se nëna e saj i është përgjëruar që të nisë të këndojë.