Celebrities Showbiz

Bruce Willis shfaqet për herë të parë në publik pas diagnozës me demencë, emocionon mesazhi i bashkëshortes së tij!

Bashkëshortja e Bruce Willis, Emma Heming, ndau një mesazh emocionues në lidhje me kujdesin për bashkëshortin e saj, aktorin Bruce Willis, ndërsa ai festoi ditëlindjen e tij të 68-të. Familja zbuloi se aktori u diagnostikua me demencë frontotemporale pak muaj më parë. Heming në një postim në Instagram u shpreh:

E kam nisur mëngjesin duke qarë siç mund ta shihni nga sytë e mi të fryrë. Unë e marr gjithmonë këtë mesazh ku njerëzit më thonë gjithmonë: ‘Oh, ti je kaq e fortë. Nuk e di si ia bën.’ Nuk më jepet një zgjedhje. Do të doja të ishte kështu, por gjithashtu po rris dy fëmijë në këtë situatë. Ndonjëherë në jetën tonë, ne duhet të mundohemi shumë dhe t’i arrijmë, dhe kjo është ajo që po bëj. Por unë kam momente trishtimi çdo ditë, pikëllimi çdo ditë dhe po e ndjej vërtet sot në ditëlindjen e tij.

Në datëlindjen e tij të 68-të të dielën, Bruce Willis u shfaq për herë të parë për publikun që pas diagnozës së tij me demencë, teksa aktori i njohur është parë duke festuar i rrethuar nga familja ditën e tij të rëndësishme.

Të dielën e 19 marsit, ish-bashkëshortja e Bruce, Demi Moore, postoi në Instagram momentin kur familja i këndoi “Happy Birthday” ikonës së Hollywood-it. Aktori madje mund të dëgjohet duke folur me njerëzit e tij të dashur, përfshirë gruan, Emma Heming Willis dhe vajzat Rumer, 34, Scout, 31 dhe Tallulah, 29, teksa ju bashkua atyre në festime, duke fryrë qirinjtë e tortës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Demi Moore (@demimoore)