Celebrities Gossip Showbiz

Nëna e aktorit Bruce Willis e shqetësuar për gjendjen e tij shëndetësore, ka frikë se ai nuk do ta njohë më!

Nëna e aktorit Bruce Willis, Marlene Willis, ka treguar se si sëmundja e yllit të filmit ka ndikuar në jetën e tij dhe mënyrën se si lidhet me botën përreth tij. Në një intervistë për BILD Wilfried Gliem, kushëriri i nënës së Willis tha:

Ajo nuk është e sigurt nëse djali i saj e njeh atë. Sjellja e tij është shumë më ndryshe, ka gjithmonë një agresivitet të lehtë dhe nuk mund të bëhet më një bisedë normale me të. 

Gliem tha gjithashtu se Marlene po vuan shumë për mbesat e saj, por ajo ka besim se familja do të mund ta kalojë këtë kohë të vështirë së bashku. Të enjten e kaluar, përmes një deklarate u raportua se gjendja shëndetësore e Bruce Willis, i cili duhej të tërhiqej nga aktrimi pasi vuante nga afazia, ishte përkeqësuar vitin e fundit.

Pas testeve të mëtejshme, aktori u diagnostikua me demencë fronto-temporale. Në deklaratën e familjes thuhet:

Familja jonë donte të fillonte duke shprehur mirënjohjen më të thellë për dashurinë dhe mbështetjen që kemi marrë që kur kemi treguar për sëmundjen e Bruce. Në vazhdën e kësaj, donim t’ju japim një përditësim për bashkëshortin, babanë dhe mikun tuaj rreth asaj që po përjeton. Që kur treguam për diagnozën e Bruce në pranverën e vitit 2022, gjendja e Bruce ka ndryshuar dhe tani ka një diagnozë më specifike, demencë fronto-temporale (e njohur si FTD). Fatkeqësisht, sfidat me komunikimin janë vetëm një simptomë e sëmundjes me të cilën përballet Bruce. Ndërsa kjo është e dhimbshme, është një lehtësim të kesh më në fund një diagnozë të qartë.

Bruce, specialist i filmave aksion, i cili kohët e fundit luajti në filma artistikë me buxhet të ulët, pati një aksident gjatë xhirimit të një filmi të Antoine Fuqua, një prodhim filmash lufte në vitin 2003 dhe kjo mund të ketë qenë shkaku i afazisë së tij.