Celebrities Music Showbiz

BTS sfidon pritshmëritë mbytëse të fansave dhe industrisë së muzikës duke i dhënë përparësi shëndetit të tyre mendor!

Pas arritjes së suksesit të madh ndërkombëtar, nominimet për ‘Grammy’, hiteve të shumta,  grupi BTS po bën një pushim shumë të nevojshëm. Ekipi menaxhues i grupit tha në një deklaratë të fundit se:

Kjo periudhë pushimi do t’u sigurojë anëtarëve të BTS, të cilët janë përkushtuar pa u lodhur në aktivitetet e tyre, një shans për t’u ringritur dhe për t’u rimbushur me energji krijuese. Do të jetë gjithashtu hera e parë që nga debutimi i tyre që ata të kalojnë festat e fundvitit me familjet e tyre. Ju lutemi edhe një herë që të tregoni konsideratë për nevojën e tyre për të shijuar jetën e përditshme të zakonshme dhe të lirë duke u përqendruar vetëm te vetja, edhe pse për një kohë të shkurtër, gjatë periudhës së tyre të pushimit. BTS do të fokusohet në përgatitjen për koncertin dhe publikimin e albumit të ri që do të shënojë fillimin e një kapitulli të ri.

Ndonëse lajmi mund të jetë zhgënjyes për fansat tepër të zellshëm të grupit, ekspertët thonë se është e admirueshme që grupi t’i japë përparësi mirëqenies së tyre në një kulturë dhe industri të rrënuar nga tabutë e shëndetit mendor. Koreja e Jugut ka një nga nivelet më të larta të vetëvrasjeve në mesin e vendeve të zhvilluara dhe ka parë një sërë vetëvrasjesh në industrinë e saj muzikore, duke përfshirë këngëtarin kryesor të Shinee, Kim Jonghyun dhe yllin Sulli. Joanna Elfving-Hwang, një profesoreshë e asociuar dhe drejtore e Qendrës Kërkimore Kore në Universitetin e Australisë Perëndimore, tha se:

Të gjithë kanë nevojë për një pushim dhe ky është një mesazh vërtet i fuqishëm. BTS është një fenomen global dhe duke thënë publikisht se ata kanë nevojë për kohë për veten e tyre, thyen imazhin tipik të industrisë K-pop, që është disponueshmëria 24/7.

Rikujtojmë se, së fundmi grupi i njohur dhe më i dashur BTS kanë sjellë dhuratën e tyre të parë dhe shumë të veçantë për këtë sezon festash. Të gjithë ne e kemi dëgjuar të paktën një herë hitin e njohur “Buttter” por tashmë kemi ndryshime dhe surpriza mjaft të bukura. Për këtë sezon ata kanë sjellë një pamje krejt të re, festive të këngës së tyre hit “Butter”. Bëhet fjalë për një remix ku përveç hitit të tyre ata kanë bërë bashkë edhe melodinë e këngës popullore të Krishtlindjeve.