Celebrities Gossip Showbiz

Butrint Imeri bën paralajmërimin e papritur për këtë sezon veror: “Kuku çfarë kënge…”

Butrint Imeri është një nga këngëtarët që prej vitesh po shijon një sukses të madh falë projekteve të tij muzikore, të cilat pëlqehen shumë dhe numërojnë miliona klikime.

E duket se artisti nuk ka ndërmend të ndalet dhe edhe pse sapo ka publikuar hitin e parë për këtë sezon veror ‘Diskoteka’ duket se do t’i surprizojë ndjekësit e tij me një tjetër projekt muzikor. Këtë e ka bërë me dije vetë këngëtari, i cili me anë të një video ku tregon fansat në koncert teksa shfaqen duke kënduar një prej këngëve të tij krahas ka paralajmëruar surprizën e radhës:

Kuku çfarë kënge na pret këtë verë

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit. Reperi, gjithashtu njihet edhe për miqësinë shumë të mirë që ka me këngëtarin Butrint Imeri dhe shpesh e postojnë njëri-tjetrin në rrjete sociale ashtu si kanë qenë dhe më të fundit ku teksa kanë treguar se kanë qenë së bashku për të performuar në një koncert në Dusseldorf,  krahas duket se na kanë zbuluar dhe një ‘sekret të vogël’.