Celebrities Gossip Showbiz

Mos ndoshta Don Xhoni dhe Butrint Imeri sapo na paralajmëruan për bashkëpunimin e tyre?

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.

Reperi, gjithashtu njihet edhe për miqësinë shumë të mirë që ka me këngëtarin Butrint Imeri dhe shpesh e postojnë njëri-tjetrin në rrjete sociale ashtu si kanë qenë dhe më të fundit ku teksa kanë treguar se kanë qenë së bashku për të performuar në një koncert në Dusseldorf,  krahas duket se na kanë zbuluar dhe një ‘sekret të vogël’.

Hitet i kemi gati prandaj po qeshim

Mos ndoshta dyshja po na paralajmëron një bashkëpunim për këtë sezon veror?

E projektet më të fundit të Don Xhonit padyshim që ia kanë mbushur zemrën plot të gjithë fansave të tij të zjarrtë. Reperi i hitit ‘Katile’ ka shumë pak që ka publikuar EP-në e tij të parë (mini- album) dhe projektin solo ‘Rruga’.

Nga ana tjetër, projekti më i fundit i Butrintit ‘Diskoteka’ rezultoi një sukses i vërtetë thënë kjo nga mbi 3 milion klikimet që numëron në platformën YouTube në vetëm tre ditë nga publikimi.