Butrint Imeri është një nga këngëtarët që prej vitesh po shijon një sukses të madh falë projekteve të tij muzikore, të cilat pëlqehen shumë dhe numërojnë miliona klikime. Projekti i tij më i fundit muzikor ‘Lule e dashnisë’, që rezultoi një sukses i vërtetë thënë kjo nga 14 milion klikimet që numëron në platformën YouTube në vetëm dy muaj nga publikimi.
E duket se artisti nuk ka ndërmend të ndalet dhe ka paralajmëruar se ka gati ‘bombën’ e radhës me anë të një postimi ku na ka treguar pak nga një skenë e videoklipit. E duket se ky projekt do të jetë i pari që do të ‘çelë sezonin veror’ ku thuajse të gjithë artistët sjellin surpriza për ndjekësit e tyre me ritme verore dhe ku bashkëpunimet mbizotërojnë.
Me anë të një Instastory teksa ka zbuluar disa mesazhe nga një ndjekës i cili i shkruan: “Vera vjen herët sivjet”, krahas Butrinti na ka zbuluar dhe datën e orën e publikimit.
Me 27 prill, 23:59 shumë nxehtë
I ftuar në studion e “Live From Tirana” ka qenë DJ i njohur Adam Reeves, i cili u bë gjithashtu kryefjalë e mediave para pak kohësh duke u përfolur se do të hynte si banor në “Big Brother VIP” dhe u shpreh se:
Butrinti ka qenë në një presion të madh për shkak të asaj me çfarë janë marrë portalet. Nuk do futesha për të bërë diçka në raportin Kiara-Luiz. Kiarën e kam parë më mirë me Butrintin. Kjo që ka tani me Luizin është një lidhje momentale dhe kam përshtypjen që është një lidhje interesash pas rihyrjes së Kiarës. Lidhja e Kiarës me Butrintin gjithmonë do të përflitet sepse vetë ajo ka shprehur se ka qenë një ndër përjetimet më të mira të saj.