Sean “Diddy” Combs do të përballet me akuzat për trafikim seksual në një gjyq që është caktuar për më 5 maj. Ai u paraqit dje para gjykatësit Arun Subramanian në gjykatën federale të Manhatanit, ku përqafoi avokatët e tij dhe shfaqi një qëndrim optimist.
Gjyqtari vendosi gjithashtu afate për avokatët për të paraqitur argumentet që do të përcaktojnë detajet e procesit gjyqësor, të cilin avokatët e Combs e duan të fillojë në prill ose maj. Një tjetër seancë është caktuar për dhjetor, por avokatët mund të vendosin që ajo të mos mbahet.
Combs, 54 vjeç, është deklaruar i pafajshëm për akuzat që përfshijnë konspiracionin e shantazhit dhe trafikimin seksual, të cilat datojnë që nga viti 2008. Ndihmësprokurorja amerikane, Emily Johnson, njoftoi se 96 pajisje elektronike u sekuestruan gjatë bastisjeve në rezidencat e Combs në Miami dhe Los Angeles, si dhe në një aeroport privat në Florida, ndërsa katër pajisje të tjera u sekuestruan gjatë arrestimit të tij muajin e kaluar.