Celebrities Health & Beauty

Catherine Zeta-Jones ndan sekretin e trupit të ëndrrave!

Aktorja shumë e njohur, Catherine Zeta-Jones ka qenë gjithmonë në formën e saj më të mirë dhe me një trup të shëndetshën e shumë tërheqës për moshën e saj.
Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një video ku shihet e veshur me një kostum të zi njëpjesësh duke bërë ushtrime.

Catherine zbuloi rutinën e saj dhe sekretin e trupit perfekt dhe pse në moshën 52 vjeçare. Krahas videos ajo ka shkruar që është e lehtë si mëngjesi i të dielës. Ku kujtojmë se ajo është nënë e dy fëmijëve të cilët i ka me burrin e saj, Michael Douglas.

Gjithashtu ajo poston vazhdimisht video ku shfaqet duke bërë ushtrime të shumta, ku në më të fundit duket e veshur me rroba banje me vija bardh e zi dhe është duke bërë ushtrime me rreth.

Në një intervistë të dhënë ajo është shprehur rreth trupit të ëndrrave dhe linjave të ruajtura për më shumë se 30 vite, duke treguar se ka hequr dorë nga ëmbëlsirat dhe konsumon vetëm ushqimin ‘e duhur’.

Kur të plakem vërtetë do të filloj të marr më shumë vitamina, sepse dua të shijoj ëmbëlsirat për pjesën tjetër të jetës sime. Ky është qëllimi im.