Celebrities Gossip Showbiz

Celine Dion: “Shpresoj që dokumentari im të mos i trembë njerëzit…”!

Ylli i muzikës Celine Dion ka zgjedhur të flasë hapur për sëmundjen e saj. Së fundmi është publikuar traileri zyrtar i dokumentarit “I Am: Celine Dion”. Në këtë dokumentar, këngëtarja flet për karrierën e saj në industrinë e muzikës, por gjithashtu edhe për sfidat me të cilat ajo është përballur, si sëmundja e cila e ka bërë të anulojë të gjitha koncertet.

“Zëri im, është dirigjenti i jetës sime. Kur zëri të sjell lumturi, ti bëhesh versioni më i mirë i vetes tënde. Kam nevojë për instrumentin tim.”-thotë Dion. Më pas këngëtarja shfaqet duke njoftuar se është diagnostikuar me një sëmundje të rrallë neurologjike. Në kamera janë kapur disa nga momentet më të vështira të Dion. Ndërsa për betejën e saj me sëmundjen thotë: “Punoj shumë çdo ditë” dhe ndërkaq në trailer shfaqen edhe pamjet e këngëtares duke bërë ushtrime.

Së shpejti do të mbahet premiera e filmit dokumentar “I Am: Celine Dion”dhe këngëtarja ka folur për “Vogue” ku ka theksuar se nuk dëshiron t’i trembë njerëzit me filmin.

Shpresoj se dokumentari nuk do t’i trembë njerëzit, por do t’i bëjë të vetëdijshëm. M’u deshën 17 vjet, ju lutem mos prisni kaq shumë. Ndjeja vështirësi për të kontrolluar zërin tim. Pasi këndoja nota të larta zëri im fillonte të ngjirej. Shkova te mjeku, ata ekzaminuan kordat e mia vokale dhe më thanë se ishin të fryra. Më duhej të mbështetesha te gjërat.

Megjithatë, vetëm në vitin 2020 këngëtarja vendosi t’i përkushtohej shëndetit të saj dhe të zbulonte se për çfarë bëhej fjalë.

Nuk doja të isha më e guximshme, doja të tregohesha e zgjuar. Kur mora diagnozën, u lehtësova.

Dokumentari “I Am: Celine Dion” u drejtua me regji nga Irene Taylor. Në dokumentar do të shfaqen edhe detajet rrëqethëse të luftës së artistes me sëmundjen. Do të mund ta shikoni nga data 25 qershor në shërbimin Prime Video. Këngëtarja njoftoi në fund të vitit 2022 se vuan nga sindroma e personit të ngurtë, një çrregullim i rrallë i lëvizjes autoimune që prek sistemin nervor qendror (trurin dhe palcën kurrizore).