Showbiz

Çfarë do të ndodhë me fatin e të akuzuarit për vdekjen e reperit Mac Miller?!

Ai ishte një ndër reperët më premtues të industrisë së muzikës i cili u nda nga jeta pas një mbidoze në shtator të vitit 2018. Malcolm James McCormick, apo siç njihej në botën e artit Mac Miller, u gjet i pajetë në shtëpinë e tij në Los Angeles. Ekspertiza bëri të ditur se artisti humbi jetën pas përzierjesh së disa substancave narkotike si fetanol, kokainë dhe etanol.

Së fundmi është mësuar se një nga tre personat e akuzuar në lidhje me mbidozën fatale të Mac Miller ka marrë përsipër fajin dhe ka pranuar një dënim me 17 vjet burg për pilulat që i shitën reperit pak para vdekjes së tij në vitin 2018. Sipas kushteve të marrëveshjes, prokurorët duhet të heqin dorë nga akuzat e tjera të Stephen Andrew Walter dhe e lejojnë atë të pranojë një akuzë të re të vetme për shpërndarjen e fetanolit.

Ai ishte akuzuar më parë për akuza më të rënda, duke përfshirë shpërndarjen e kësaj lënde që rezulton në vdekje dhe komplot për të shpërndarë një substancë të kontrolluar që rezulton në vdekje. Avokati i Walter, William S. Harris, tha për mediat se:

Akuza e re heq akuzën për vdekje. Është një marrëveshje detyruese për pranimin e fajësisë për 17 vjet burg. Gjykatësi ose do ta pranojë ose do ta refuzojë atë. Nëse ai e pranon, nuk do të ketë fuqi për të dënuar më shumë klientin tim. Nëse ai e refuzon, nuk ka marrëveshje.

Walter do të paraqitet në një seancë dëgjimore më 8 nëntor për të ndryshuar kërkesën e tij nëse marrëveshja e propozuar pranohet. Një nga të pandehurit në këtë rast, Cameron James Pettit, gjithashtu arriti një marrëveshje për pranimin e fajësisë. Sipas aktakuzës, Pettit kishte rënë dakord më 4 shtator që t’i shiste McCormick 10 pilula oksikodoni të quajtura “blu”, si dhe kokainë dhe qetësuesin Xanax. Kur bëri dorëzimin më 5 shtator, Pettit dyshohet se i dha McCormick pilulat e falsifikuara të oksikodonit që përmbanin fentanol.