Ariana Grande ka emocionuar publikun teksa i ka bërë homazh ish-partnerit të saj, reperit Mac Miller, i cili u nda nga jeta në vitin 2018 pas një mbidoze droge.
Gjatë një fjalimi në Universitetin Chapman, këngëtarja zbuloi se Miller ishte njeriu që e shtyu të ndërmerrte një hap vendimtar për karrierën e saj muzikore.
Grande tregoi se reperi e inkurajoi të eksperimentonte me muzikë pop me ndikime R&B, duke theksuar se pikërisht për këtë arsye ai u përfshi në këngën e saj “The Way”.
Jam shumë mirënjohëse për këtë
-u shpreh ajo, duke shtuar se ai e ndihmoi të gjente tingullin e saj.
Ajo shtoi se bashkëpunimet e tyre nuk ishin rastësi, pasi në vitin 2016 ata realizuan sërish projekte të përbashkëta, duke përfshirë këngën “My Favorite Part” dhe një remiks të “Into You”.
Lidhja e tyre u bë publike në vitin 2016 dhe vazhdoi deri në maj 2018. Vetëm disa muaj më pas, më 7 shtator 2018, Mac Miller ndërroi jetë në moshën 26-vjeçare.
Ariana më parë ka treguar publikisht dhimbjen e madhe për humbjen e tij, duke e kujtuar me fjalë prekëse në rrjetet sociale.
Do të të dua gjithmonë
-kishte shkruar ajo në një postim të asaj kohe, duke pranuar se humbja e tij ishte diçka e pakapërdijshme për të.