Gossip Lifestyle

Çfarë do të thotë të kesh një identitet gjinor jo-binar dhe çfarë vështirësish hasin këta persona në shoqërinë moderne…

Identiteti gjinor jo-binar është një term që përdoret kur një person nuk mendon se ai ose ajo është ekskluzivisht një grua ose burrë. Këta njerëz mund të mendojnë se janë diku përtej gjinive ose mes tyre. Zbuloni në këtë artikull disa detaje më shumë rreth këtyre njerëzve me identitet gjinor jo-binar duke nisur që nga mendimet, ndjenjat dhe këndvështrimin e tyre për jetën.

Çfarë është identiteti gjinor jo-binar?

Identiteti gjinor jo-binar ka të bëjë me një ide problematike që ekzistojnë vetëm 2 gjini në botë dhe se një person mund të identifikohet ose si burrë ose si grua. Disa njerëz mund të thonë se është e vërtetë sepse ne kemi lindur natyrshëm në 2 gjinitë e lartpërmendura, por kjo deklaratë është e gabuar. Megjithëse ne i klasifikojmë foshnjat e porsalindura si meshkuj ose femra, ka më shumë diversitet kur bëhet fjalë për termin gjini.

Ndërsa disa njerëz mund të thonë me siguri, “Unë jam një grua” ose “Unë jam një burrë”, të tjerë e kanë të vështirë të identifikojnë gjininë e tyre. Pikërisht atëherë vjen në skenë termi jo-binar.

Kam lindur mashkull, por tani identifikohem si mashkull dhe femër në periudha të ndryshme. Ndihesha si një perëndeshë greke në këtë foto!

Termi jo-binar u shfaq në vitet 1980 dhe u bë i njohur në vitet 1990.

Lloje të tjera të përemrave asnjanës të identitetit gjinor jo-binar

Përemrat asnjanës janë ato që nuk marrin për bazë gjininë e një personi për të cilin flitet. Këta lloj përemrash mund të lidhen me çdo person, pavarësisht se cili është identiteti i tyre gjinor, duke përfshirë edhe ata që jetojnë përtej binarit. Në MB, për shembull, titulli Mx. (shqiptohet si mix ose mux), përdoret gjerësisht në forma të ndryshme zyrtare si dokumente bankare, patentë shoferi dhe lloje të tjera letrash.

Gjithashtu, kohët e fundit mund të keni hasur në përemra të tjerë si “ata”, “ze”, “xe” ose “hir”. Këta janë të gjithë përemra asnjanës të gjinisë që u shfaqën sepse njerëzit jo-binar nuk mendonin se “ai” ose “ajo” ishin të përshtatshme për të treguar identitetin e tyre. Përemri shumës “ata” po përdorej tashmë si përemër asnjanës disa vite më parë, kur shkrimtarët po kërkonin një mënyrë për të shmangur thirrjen e gjinisë së personazheve të tyre.

Përemrat e vetës së tretë si “xe/xem” ose “ze/zim” po bëhen shumë të njohura. Gjithashtu, disa njerëz në ditët e sotme preferojnë të shmangin përdorimin e përemrave dhe të përdorin emrat e tyre ose të njerëzve të tjerë në të gjitha rrethanat.

Sot bëra një prezantim për të qenit jo-binar te mbi 100 njerëz në punë! Shkoi mirë. Më është dashur shumë kohë për të arritur në këtë pikë, shumë lot, shumë përpjekje, shumë urrejtje për veten, por jam i lumtur që jam këtu ku jam tani. M’u deshën gjithashtu shumë vite për të dalë me prindërit e mi të dashur dhe mbështetës.

Llojet e identitetit gjinor jo-binar

1.’Agender’ është dikush që nuk ka ndonjë identitet specifik gjinor.
2.’Bigender’ është dikush që ka 2 identitete gjinore.
3.’Genderfluid’ është dikush që lëviz ndërmjet gjinive.
4.’Genderqueer ‘është një term universal për ata me identitete gjinore jo-binar.
5.’Polygender’ është dikush që ka disa identitete gjinore.

Vështirësitë që kanë njerëzit jobinar

Lista e problemeve me të cilat përballen njerëzit jo-binar është ndoshta edhe më e gjatë se lista e llojeve të gjinive jo-binar. Disa nga çështjet më të përhapura janë:

1.Mospërfillje.
2.Mosbesimi.
3.Mosrespektimi.
4.Fajësimi për të kërkuar vëmendje.
5.Fajin për të qenë pjesë e një trend-i.

Më në fund mora fustanin tim të maturës, jam shumë i kënaqur me të.

Megjithëse mund të jetë e vështirë për disa njerëz që të mësohen me përdorimin e termave neutralë ndaj gjinisë, padyshim që bëhet më e lehtë me praktikën. Ndoshta, përdorimi i këtyre përemrave është më e pakta që mund të bëjmë për t’i bërë njerëzit jo-binarë të ndihen më rehat në shoqërinë tonë.

Rikujtojmë, se vajza 19-vjeçare e Eminemit është deklaruar si jo-binare. Adoleshentja e bëri njoftimin në një video të publikuar në TikTok dhe u kërkoi fansave që ta quajnë Stevie (ata/ajo/ai). Artisti i njohur e adoptoi ligjërisht Stevie-n, e njohur më parë si Whitney, në vitin 2005, pasi reperi, u pajtua për pak kohë me nënën e Stevie-t, Kim Scott.

Gjithashtu edhe këngëtarja e njohur Demi Lovato e ka shpallur veten si të papërcaktuar në gjini. Demi do t’i përdorë përemrat ai dhe ajo për veten e saj. Këtë lajm e ka dhënë vetë 28-vjeçarja përmes një video të publikuar në Instagram. Ajo është shprehur se nuk ka pasur mundësi që të dalë e të flasë hapur më parë, për shkak të patriakalizmit.