Gossip Showbiz

E shpalli veten si jo binar, Demi Lovato tregon arsyen pse e mbajti të fshehtë të vërtetën!

Këngëtarja e njohur Demi Lovato së fundmi e ka shpallur veten si të papërcaktuar në gjini. Demi do t’i përdorë përemrat ai dhe ajo për veten e saj. Këtë lajm e ka dhënë vetë 28-vjeçarja përmes një video të publikuar në Instagram.

Së fundmi ajo është shprehur se nuk ka pasur mundësi që të dalë e të flasë hapur më parë, për shkak të patriakalizmit.

Pas shumë vitesh që kam jetuar jetën time për njerëzit e tjerë, duke u përpjekur që ta ndrydhë veten për shkak të patriarkalizmit, ata janë drejtuesit e industrisë, ata janë qendra e gjithçkaje. Kur e kuptova këtë gjë, mendova ‘Në çfarë mënyrash më ka ndryshur mua patriarkalizmi?’

Dhe për mua, më kishte vendosur brenda një kutie duke më thënë: ‘Ti je femër, duhet të pëlqesh këto gjëra, duhet të bësh këto gjëra, mos ëndërro shumë dhe mos fol me zë të lartë.”

Rikujtojmë, se para pak kohësh, Demi ka rrëfyer në një dokumentar problemet me shëndetin e saj mendor. Ajo ka zbuluar mjaft të pathëna nga jeta e saj personale teksa ka vënë në fokus overdozën që kishte marrë me substanca narkotike. Së fundmi, Demi ka marrë vendim që të mos flasë më për rikuperimin e saj nga overdoza.

Artistja e shumë hiteve ka zbuluar për të gjithë ndjekësit e saj kurën më të mirë pas ndarjes nga partneri. Bukuroshja ka qenë e ftuar në emisionin “The Drew Barrymore Show”, ku zbuloi se aktualisht po jeton me shoqen e saj të ngushtë pasi i dha fund fejesës me Max Ehrich.