Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë e bëri bashkë Dafina Zeqirin me artistët e njohur?

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të publikojë projekte shumë unike. Tanimë mbi jetën e saj private dihet se është në një lidhje me Dj Geek, me të cilin ka një marrëdhënie prej kohësh.

Një bashkëpunim i papritur ka ardhur nga Dafina dhe artistët e njohur, Young Zerka, Mc Kresha dhe Dj Geek, të cilët kanë sjellë një remix të këngës “Nafija”, e cila është publikuar para një muaj nga Young Zerka. Ky projekt duket shumë ndryshe nga bashkëpunimet e tjera të artistëve e mesa duket është pritur shumë mirë nga adhuruesit e muzikës së tyre.

Së fundmi Dafina ka postuar disa foto në Instagram dhe ajo çfarë ka marrë më shumë vëmendjen ishte veshja e saj tejet provokuese. Këngëtarja ka veshur një fund thuajse transparent dhe ka postuar një foto nga pas, ku mund të themi se nuk i ka lënë fare vend imagjinatës. Veshja transparente i ka treguar të brendshmet dhe mesa duket Dafina nuk e ka problem këtë, pasi përveç fotove në Istagram, kjo ishte një veshje që këngëtarja e ka zgjedhur për mbrëmje.