Celebrities Showbiz

Çfarë ka ndodhur, Justin Bieber në burg?

Këngëtari me famë botërore Justin Bieber këndoi këngën e tij “Lonely”, e cila flet për vështirësitë e të qenit i famshëm para një grupi të dënuarish në burgun e shtetit të Kalifornisë. Muajin e kaluar, ai vizitoi burgun në Lancaster dhe në pamjet e reja të publikuara së fundmi ai shihet duke performuar këngën e re.

Justin, i shoqëruar nga një kitarist shihet teksa këndon para një grupi të vogël të dënuarish, të ulur në stola pak metra larg tij. Për shkak të rregullave të pandemisë, ata janë të gjithë me maska dhe duket se po e shijonin aq shumë këngën, saqë njëri prej të dënuarve shihet teksa këndon bashkë me Justin.

Pjesë e këtij vendimi kaq të papritur për të performuar për të dënuarit në burg u bë dhe Hailey Bieber e cila qëndronte pranë tyre e po shijonte performancën e bashkëshortit të saj.