Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë po ndodh pas ribashkimit me Cozman? Tuna shfaqet e plagosur rëndë në fytyrë…

Tuna padyshim që kohëve të fundit ka qenë kryefjalë e mediave. Pas një pauze mjaft të gjatë në muzikë, lajmeve për ndarjen nga ish- partneri Patris Berisha, këngëtarja ka arritur të jetë në qendër të portaleve me rikthimin e saj jo vetëm në tregun muzikor, por dhe me një lajm që mund të themi me plot gojë se ka ‘thyer rrjetin’.

Bëhet fjalë për ribashkimin e saj me reperin Cozman. Dyshja do të sjellin një duet së bashku pas dy bashkëpunimeve super të suksesshme vite më parë. Nuk dihet nëse artistët janë ribashkuar edhe në jetën romantike, por të sigurt e kemi se kjo surprizë do të jetë padyshim një hit pasi është një dyshe me kimi fantastike. ‘I huj’ mban titullin projekti muzikor që do të publikohet së shpejti prej tyre.

E mesa duket ky lajm që është përfolur kaq shumë e ka marrë mësysh Tunën, e cila pak më parë na tregoi se ka marrë një plagë shumë të rëndë në ballin e saj. Ndoshta e gjithë kjo mund të jetë edhe një lojë për 1 Prillin megjithatë nëse është e vërtetë urojmë që t’i shërohet sa më shpejtë.

Ndarjet dhe ribashkimet mes Tunës dhe Patrisit kanë qenë të shumta edhe pse të dy e kanë mbajtur shumë private këtë pjesë duke mos dhënë informacione, deklarata apo postime në rrjete sociale. Para pak kohësh artistja sulmoi publikisht ish- partnerin e saj me anë të disa Instastory-ve lidhur me kujdestarinë e fëmijëve duke e akuzuar se nuk paguan detyrimet e nevojshme për t’i rritur dhe se nuk qëndron pranë tyre në momente të vështira.