Lifestyle Love & Sex

Çfarë të bëjmë për të çliruar stresin e ndarjes?! Një ‘vizitë’ në krevatin e ish-it…

Edhe pse ekspertët këshillojnë që pas ndarjes duhet të ndërpresim çdo kontakt me ish-partnerin, shkencëtarët e Universitetit të Arizonës thonë të kundërtën. Në të vërtetë, një hulumtim i bërë ka treguar që seksi me ish-partnerin të çliron nga stresi i shkaktuar nga ndarja.

Studimi i universitetit u realizua mbi 137 çifte të rriturish të sapodivorcuar, të cilët u pyetën se sa herë e kanë takuar njëri-tjetrin pas ndarjes dhe se cila kishte qenë natyra e vizitës së tyre. Nga rezultatet e publikuara në “Journal of Social and Clinical Psychology”, 21,9% e pjesëmarrësve pranuan se kanë pasur marrëdhënie seksuale me ish-partnerin pas divorcit.

Pjesa tjetër ndahej midis atyre që kishin takime të rregullta apo të herë pas hershme dhe nga ata që nuk kishin asnjë lloj kontakti. Të marrë në pyetje për gjendjen e tyre mendore, shpirtërore dhe emocionale, pjesëtarët e grupit që mbanin ende marrëdhënie seksuale me ish-at, dëshmuan se kishin një mesatare më të lartë se dy grupet e tjera. Sipas studiuesve, diçka e tillë vjen pasi intimiteti ndihmon për të zbutur pasojat e dhimbshme dhe të papëlqyeshme të një ndarjeje.

Le ta pranojmë: shumë prej nesh nuk janë të mirë për të folur për seksin. Edhe nëse ju pëlqen akti fizik, diskutimi i tij i sinqertë mund të ndihet ende i pakëndshëm. Por pa komunikim të hapur, mund të humbisni seksin më të mirë dhe një lidhje më të fortë me partnerin tuaj.

Ndoshta ju të dy keni qenë së bashku për një kohë të gjatë me njëri-tjetrin, kështu që mendoni se tashmë dini gjithçka për përvojat e kaluara, ëndërrimet dhe fantazitë e njëri-tjetrit. Por nëse nuk bëni pyetje të menduara, ndoshta nuk jeni aq të sinkronizuar sa mendoni. Duke folur për ‘HuffPost’, ekspertët e seksit ndanë disa pyetje që mund t’ju ndihmojnë të njihni partnerin tuaj në një nivel më të thellë. Zbulojini në këtë link.