Design Lifestyle

Çfarë tregon ora për personalitetin e njeriut?!

“Të gjithë shohin orën tënde dhe ajo përfaqëson kush je, vlerat e tua dhe stilin personal.” –basketbollisti i njohur botërisht, Kobe Bryant është shprehur. Të mbash një orë në dorë, do të thotë të prezantosh veten si një person i cili e vlerëson kohën, i përpiktë dhe i tejet i sigurt në hapat që hedh. Kështu, nese do zgjidhja një objekt i cili identifikon një person, atëhere ai objekt do ishte ora e dorës.

Të mbash një orë do të thotë elegancë, sharm, stil dhe modë, por jo vetëm. Ajo përçon aurën tënde, rrëfen për pasionet, pikëpamjet dhe zgjedhjet në jetë. Ora mund të tregojë shumë gjera rreth një individi, pa qënë e nevojshme të besh hulumtime rreth tyre.

Je aventurier, i sofistikuar, elegant, sportiv, klasik, minimalist apo në kërkim të diçkaje emocionuese? Ora jote po flet për ty!

Nëse je një person që të pëlqen madhështia dhe e bukura, atëherë zinxhiri ngjyrë ari në dorën tënde reflekton vetë në heshtje. Sapo sytë bien mbi numrat romakë dhe rripin në dukje të vjetëruar të lëkurës, mendja menjëherë ndërlidhet me filmat dhe personazhet e viteve ’40. Një person detajist dhe kreativ nuk është vetëm në kërkim të një ore, por të atij detaji që bën diferencën dhe që personifikon diçka më tepër se një objekt.

Zgjedhja e orës së duhur është gjithnjë, më shumë se blerja e një aksesori. Të zgjedhësh orën që do mbash në dorë do të thotë të përçosh me një shikim të vetëm atë çfarë ti në të vërtetë je. Mënyra sesi ne zgjedhim ta shfaqim veten, është e gjitha në dorën tonë. Thënë më mirë, në orën tonë.

Prandaj, të dhurosh një orë nuk do të thotë vetem të njohësh një person për atë se çfarë ai është dhe çfarë nuk është.

Është shumë më shumë se kaq!

#oraenzoattini
#mekanizemzviceran
#dizajnitalian
#bizhuteri