Design Lifestyle

Pse duhet të zgjedhim një orë me mekanizëm zviceran?!

Të gjithë duam të kemi një orë të mirë, padyshim, por jo të gjithë arrijmë me sukses sfidën e të zgjedhurit orën e duhur. Në momentin e parë që vendosim të blejmë një orë të mirë dhe jetëgjatë, duhet t’i lëmë vetes kohë për të eksploruar të gjitha mundësitë që na parashtrohen. Nëse ora është një investim që kushton, atëherë ne duhet ta marrim seriozisht procesin e kërkimit të më shumë informacioneve për orat dhe karakteristikat e tyre.

Enzo Attini ka intuitën dhe disiplinën e duhur në krijimin e produkteve, duke kuptuar pritshmërinë që kanë njerëzit e rafinuar për to. Estetika dhe dizajni i sofistikuar, përfaqësojnë markën me një stil unik që do ta spikasni absolutisht në të gjitha produktet e tyre. Kombinimi perfekt i dizajnit italian dhe mekanizmit zvicerian, të punuar me dorë dhe në sasi të limituar, e bën secilën orë të rrallë dhe unike në një mënyrë që ajo t’ju bëjë të ndiheni të jashtëzakonshëm.

Ka disa arsye pse zgjedhim të blejmë një orë me mekanizëm zviceran:

Saktësia

Mekanizmi zviceran njihet për saktësinë që ka. Shumë njerëz zgjedhin të blejnë një orë me mekanizëm zviceran sepse duan një orë që e mat kohën saktë.

Cilësia

Mekanizmi zviceran konsiderohet si i një cilësie të lartë, me vëmendje të kujdesshme që i kushtohet mjeshtërisë dhe materialeve.

Jetëgjatësia

Mekanizmi zviceran është ndërtuar që të ketë jetëgjatësi dhe një orë me mekanizëm të tillë, mund të trashëgohet dhe të kërkojë më pak riparime gjatë jetës së saj. Orët me mekanizëm zviceran konsiderohen si produkte me shumë vlerë , dhe si rezultat, atyre mund t’ju rritet vlera akoma më shumë me kalimin e kohës.

Prestigji

Shumë njerëz e konsiderojnë një orë me mekanizëm zviceran si një simbol të luksit dhe prestigjit, dhe zotërimi i një ore të tillë shihet si një simbol statusi. Blerja e një ore me mekanizëm zviceran është një zgjedhje e duhur për dikë që vlerëson saktësinë, cilësinë dhe jetëgjatësinë në një orë!

ENZO ATTINI, aty ku dizajni i përjetshëm italian përqafon dekada të përvojës zvicerane të orëve.