Celebrities Gossip Showbiz

Christina Aguilera humb plot 20 kilogramë, fiziku i saj mahnit fansat!

Duket se Christina Aguilera është rikthyer sërish në formë të përkryer fizike pasi disa kohë shtoi goxha në peshë. Këngëtarja mahniti publikun me fizikun e saj kur u shfaq në xhirimet e spektaklit të Jimmy Kimmel në Los Angeles. Bukuroshja ka deklaruar se ka rënë shumë në peshë falë stërvitjeve dhe dietës.

Aguilera ka pasur luhatje të mëdha për sa i përket pamjes fizike, por tani 42-vjeçarja ka arritur të rikthejë figurën e vjetër duke humbur rreth 20 kilogramë.

Aguilera është nënë e dy fëmijëve, ndaj është e kuptueshme që ka pasur probleme me peshën për shkak të shtatzënisë. Pavarësisht perceptimit të publikut për këngëtaren e famshme, ylli i muzikës pop pranon se ishte në fakt një nga personat e fundit në grupin e saj që humbi virgjërinë.

Këngëtarja, e cila shpërtheu në skenën e muzikës falë “Genie In A Bottle” në moshën 19-vjeçare, ndryshoi shpejt pamjen e saj në këngët e ardhshme, si Lady Marmalade dhe Candyman, ku kishte veshje ekspozuese. Së fundmi 42-vjeçarja zbuloi në podcastin e saj ‘Call Her Daddy’ se është qesharake se si njerëzit e shihnin atë.