Celebrities Showbiz

Çifti i njohur bëhen prindër për herë të dytë, vjen në jetë vogëlushja e Joe Jonas dhe Sophie Turner!

Joe Jonas dhe Sophie Turner kanë mirëpritur fëmijën e tyre të dytë së bashku. Lajmin e kanë konfirmuar vetë përfaqësuesit e të yjeve. Çifti mirëpriti fëmijën e tyre të parë së bashku, vajzën Willa, në korrik 2020. Sipas deklaratës, thuhet se:

Joe dhe Sophie janë të lumtur të njoftojnë ardhjen në jetë të vajzës së tyre.

Aktorja e “Game of Thrones” , 26 vjeçe konfirmoi se ajo dhe bashkëshorti i saj, 32 vjeç, ishin në pritje të fëmijës së tyre të dytë së bashku në një intervistë me “Elle UK” të publikuar në fillim të majit. Në atë kohë ajo u shpreh se:

Ky është kuptimi i jetës për mua, rritja e brezit të ardhshëm. Gjëja më e madhe në jetë është të shoh vajzën time duke u forcuar. Ne jemi shumë të emocionuar që po zgjerojmë familjen. Është bekimi më i madh që kemi pasur ndonjëherë.

Aktorja gjithashtu u shfaq me barkun e rrumbullakosur në tapetin e kuq të Met Gala 2022 në New York, ku pozoi me bashkëshortin e saj prej tre vitesh, Joe Jonas. Jonas dhe Turner u martuan në një ceremoni surprizë në Las Vegas në maj 2019 përpara se të thoshin përsëri “po” në një festë më të madhe në Francë muajin e ardhshëm. Lajmi emocionues për fëmijën vjen pak pasi u njoftua se vëllai i Joe, Nick Jonas dhe bashkëshortja e tij Priyanka Chopra Jonas u bënë prindër për herë të parë. Fëmija erdhi në jetë nga një nëne surrogate.

Rikujtojmë se para disa kohëve aktorja e njohur e “Game of Thrones” u revoltua me paparacët të cilët kishin shkrepur disa foto të vogëlushës pa marrë miratimin e saj apo të bashkëshortit, Joe Jonas. Kjo gjë, jo vetëm që e inatosi keq Sophie, por bëri që ajo t’u drejtohej mediave sociale dhe t’u kërkojë të gjithëve të mos i ndjekin më dhe të mos fotografojnë më të bijën, sepse ajo nuk e ka zgjedhur këtë jetë.

Është e frikshme që burra të moshuar bëjnë fotografi të një bebeje pa leje. Më ka ardhur në majë të hundës, jam e neveritur dhe po kërkoj me respekt nga të gjithë që të ndalojnë së na ndjekuri ngado dhe të ndalojnë përpjekjen për të marrë fotografi të vajzës sonë dhe veçanërisht publikimin e tyre. Arsyeja që unë nuk po postoj fotografi të vajzës sime dhe po sigurohem të shmangim paparacët me çdo kusht, është sepse në asnjë mënyrë nuk dua që ato fotografi të bëhen publike… Ajo nuk e kërkoi këtë jetë. Është e shpifur.