Celebrities Gossip Showbiz

Deshën apo nuk deshën paparacët i zbuluan, çifti i njohur i showbiz-it në pritje të fëmijës së dytë!

Kohët e fundit, spekulimet se Sophie Turner dhe Joe Jonas mund të jenë në pritje të fëmijës së tyre të dytë, kanë bërë xhiron e mediave. Me sa duket, lajmi është i vërtetë dhe Sophie tani nuk mund ta fshehë barkun. Ajo dhe Joe u fotografuan ndërsa po shijonin një arratisje në plazhin e Miamit dhe aktorja dukej super në formë me barkun e rrumbullakosur.

Thashethemet për shtatzëninë e Sophie nisën kur ajo u pa për herë të parë me një bark më të madh se zakonisht, ndërsa ishte duke drekuar me Joe dhe vajzën e tyre. Çifti ndërkaq janë prindër të një vajze 1-vjeçare, të quajtur Willa. Ndërsa priste Willa-n, Sophie nuk e konfirmoi asnjëherë zyrtarisht shtatzëninë e saj në media.

Rikujtojmë se para disa kohëve aktorja e njohur e “Game of Thrones” u revoltua me paparacët të cilët kishin shkrepur disa foto të vogëlushës pa marrë miratimin e saj apo të bashkëshortit, Joe Jonas. Kjo gjë, jo vetëm që e inatosi keq Sophie, por bëri që ajo t’u drejtohej mediave sociale dhe t’u kërkojë të gjithëve të mos i ndjekin më dhe të mos fotografojnë më të bijën, sepse ajo nuk e ka zgjedhur këtë jetë.

Është e frikshme që burra të moshuar bëjnë fotografi të një bebeje pa leje. Më ka ardhur në majë të hundës, jam e neveritur dhe po kërkoj me respekt nga të gjithë që të ndalojnë së na ndjekuri ngado dhe të ndalojnë përpjekjen për të marrë fotografi të vajzës sonë dhe veçanërisht publikimin e tyre. Arsyeja që unë nuk po postoj fotografi të vajzës sime dhe po sigurohem të shmangim paparacët me çdo kusht, është sepse në asnjë mënyrë nuk dua që ato fotografi të bëhen publike… Ajo nuk e kërkoi këtë jetë. Është e shpifur.

Rikujtojmë, se këngëtari Joe Jonas menjëherë pas performancës energjike me “Sucker” së bashku me vëllezërit e tij në “Billboard Music Awards” në vitin 2019, u largua për në Las Vegas ku lidhi zyrtarisht kurorë me partneren e tij Sophie Turner.