A Live Night Celebrities Music

Cili ka qenë çelësi i suksesit të Ledrit?!

Ky episod i “A Live Night” mirëpriti artistin e dashur Ledri Vula, në një intervistë të veçantë, në një rrëfim të sinqertë si asnjëherë më parë. Ledri u shpreh për karierën e tij muzikore, tregoi cili është çelësit i suksesit sipas tij, teksa na njohu edhe më tepër me karakterin e tij.

Gjithmonë kam qejf të bëj diçka të re. Ndoshta ky ka qenë çelësi i suksesit. Mos të përsëris edhe gjithmonë të punoj. Nonstop në lëvizje. Kur ke shumë këngë të jep njëfarë sigurie.

Jam kritik. Kur lansohet kënga, mendoj për projektin tjetër. Më herët kur kam qenë duke mësuar si të shkruaj, janë disa momente që nuk më pëlqejnë, por të lënë kujtime. Them më mirë që janë, sepse përmes atyre këngëve, kam kujtime se si ka shkuar procedura. Kështu që secila këngë e ka një kujtim. Ndaj nuk do t’i kisha hequr. Jam pak tip nostalgjik.

Edhe si fëmijë kam pasur problem me gjeneratat. Sa herë jam bërë ‘djali i keq’, nuk më ka dalë asgjë mirë. Edhe kur kam bërë diçka me inat, më është kthyer. Nuk kam hyrë në ndonjë rol. Ai njeri që jam, ai jam edhe në këngë, edhe në tekste, edhe në intervistë… Ndoshta në aktrim nuk do isha shumë i mirë, por në regji do isha i mirë.