Celebrities Gossip Showbiz

Dakota Johnson vazhdon akoma të ironizojë Ellen?!

Së fundmi Dakota Johnson reagoi ndaj asaj interviste të vështirë e cila u bë virale me Ellen DeGeneres dy vite më parë. Tetori ka ardhur dhe kjo do të thotë se është edhe ditëlindja e aktores bukuroshe. Është kthyer në virale pjesa kur Dakota dhe Ellen shfaqen teksa diskutojnë me njëra-tjterën në lidhje me ditëlindjen e aktores.

Por çfarë ndodhi në të vërtetë? Ditëlindja e saj e fundit shënoi dy vjet që kur Ellen DeGeneres mori një ftesë në festën e ditëlindjes së 30-të të Dakotës. Në muajin nëntor të vitit 2019, Dakota po zhvillonte një bisedë si e ftuar në ‘The Ellen DeGeneres Show’. Intervista mori një kthesë kaotike kur Ellen nxori në pah se Dakota nuk e kishte ftuar atë në festën e ditëlindjes. Ajo e filloi diskutimin duke pyetur aktoren:

Ju u bëtë 30 vjeç. Si shkoi festa sepse nuk isha e ftuar.

Pa hezituar, Dakota e mbylli pretendimin e rremë me fjalët ironike, ku u shpreh se:

Në fakt, jo. Kjo nuk është e vërteta, Ellen. Herën e fundit që isha në shfaqje vitin e kaluar, ju më bëtë shumë gjëra për të mos ju ftuar, por as nuk e dija që donit të ishit e ftuar. As nuk e dija që më doje.

Duke folur në ‘The Drew Barrymore Show’ të enjten, Dakota shpërtheu në të qeshura kur Drew e vlerësoi intervistën vërtet mahnitëse. Drejtuesja e emisionit i tha Dakotës se:

Njerëzit janë vënë në telashe sepse pretendojnë se nuk janë të ftuar në festat tuaja. Kjo ishte e mahnitshme, meqë ra fjala.

Biseda ka vazhduar mes të dyja vajzave ku nuk kanë munguar as ironitë por edhe të qeshurat pafund.

Kujtojmë gjithashtu se aktorja dhe modelja e njohur amerikane, dukej sensacionale teksa ishte e shoqëruar me aktorin Paul Mescal pas premierës së filmit të tyre në “New York Film Festival”. Ylli i “Fifty Shades Of Grey” dukej shumë e lumtur teksa pozonte pranë aktorit 25-vjeçar.