Celebrities Film & Tv Showbiz

Darkë dedikuar dy banoreve, a u sqarua “armiqësia” e krijuar midis Olta Gixharit dhe Efi Dhedhes?!

Momentalisht ai është spektakli më i ndjekur në Shqipëri, ku banorët kanë transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin. Big Brother Albania Vip është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë. Në thelb është një garë midis tyre, qëllimi i së cilës është të jetë një fitues. Të paktën një banor eleminohet çdo javë me anë të një procesi votimi, ku vendimin e merr publiku ose në rastet kur prish rregullat e lojës.

Një nga protagonistet e shtëpisë së BBV, padiskutim që është aktorja Olta Gixhari. Ajo njihet për natyrën e saj dinamike, përplasjet e forta me banorët e tjerë, ‘thumbimet’ dhe nxitjen e debateve. Së fundmi, ajo ka patur një diskutim mjaft të fortë me Efin, ku kjo e fundit e cilëson atë si një manipuluese, e paparë dhe super negative. Për të ulur gjakrat midis vajzave, Vëllai i Madh ka vendosur të organizojë një darkë mes dy vajzave gjatë mbrëmjes së djeshme.

Dinamikat që ato kanë diskutuar ishin të shumta, por thelbi qëndronte tek ‘armiqësia’ që krijuan me njëra-tjetrën, për shkak të Luizit. Olta e akuzon se ajo ka ndryshuar sjelljen e saj që nga fillimi i programit dhe tashmë është duke vepruar dhe menduar njësoj si Luizi. Përveç sqarimit midis tyre, vajzat sikurse pjesa tjetër e banorëve, i treguan po ashtu njëra-tjetrës rrëfimet për jetën e tyre personale. Ndërkohë, nga ana tjetër, Efi është shprehur kështu për Oltën:

Mua më duket se çdo lloj njeriu që je duke afruar pranë vetes, po ju ofron çdo gjë të mirë, je aty për ata. Por në momentin që ty të duhen, ata të dalin para teje dhe të mbrojnë. Dhe mua kjo gjë më është dukur manipulim, që ti vetë si Olta, nuk ke dalë asnjëherë ballë për ballë problemit që ti ke.