Celebrities Gossip Showbiz

“Dy vajzat që ai i ka tmerrsisht frikë po u bënë bashkë jemi ti dhe unë”, Olta dhe Tea bëhen bashkë kundër Luizit!

Që nga data e nisjes dhe deri më tani polemikat që krijohen nga banorët e “BBV” kanë transmetuar emocione të forta, ku secili banor me historitë dhe personalitetin e tij, është kthyer në protagonist të përditshmërisë sonë, duke na tërhequr edhe me raportet që krijojnë me njëri-tjetrin, por edhe me konfliktet që mbizotërojnë brenda në shtëpi.

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Një nga protafonistët e këtij sezoni padiskutim që ka qenë edhe Luiz Ejlli. Shumë i komentuar nga banorët e tjerë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Luizi është përfolur ditën e sotme edhe nga Olta dhe Tea. Olta, një kundërshtare e fortë e Luizit që prej fillimit dhe Tea, dikur një person i afërt me të që tashmë i është kthyer kundër.

Olta – Ai po luan me mendjen tënde. Në këtë moment ai nuk po merret me mua, ai po merret me ty. Edhe pse akuzën e ka për mua, faktikisht ai po merret për ty. Pse e bën këtë gjë? Këtë gjë e bën sepse dy gocat që ai ka tmerrsisht frikë po u bënë bashkë janë ti dhe unë.