Celebrities Gossip Showbiz

“Manipuluese, e paparë, super negative…” Kur bëhet fjalë për Olta Gixharin, Efi nuk kursehet!

Që nga data e nisjes dhe deri më tani polemikat që krijohen nga banorët e “BBV” kanë transmetuar emocione të forta, ku secili banor me historitë dhe personalitetin e tij, është kthyer në protagonist të përditshmërisë sonë, duke na tërhequr edhe me raportet që krijojnë me njëri-tjetrin, por edhe me konfliktet që mbizotërojnë brenda në shtëpi.

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Një nga protagonistet e shtëpisë së BBV, padiskutim që është aktorja Olta Gixhari. Ajo njihet për natyrën e saj dinamike, përplasjet e forta me banorët e tjerë, ‘thumbimet’ dhe nxitjen e debateve të forta. I tillë ka qenë dhe ai me Efin mbrëmjen e shkuar, e cila është shprehur për Oltën si më poshtë.

Ajo të bën lojëra psikologjike, është një copë manipuluese, e paparë. Unë vazhdoj të them që ajo është super negative. E forta është që unë reagova e para kur tha për pjesën e provës së javës, e thashë me zë të ulët dhe ajo e dëgjoi dhe e bërtiti.