Auto & Moto

Data kur Ford do të prezantojë makinës e saj të parë elektrike bazuar në platformën VW MEB!

Shefi i divizionit të makinave elektrike të Ford në Evropë, Martin Sander, postoi së fundmi një video në të shkurtër të projektuesit kryesor Amko Leenarts gjatë një interviste. Leenarts është filmuar teksa heq mbulesën nga “crossover-i” elektrik teksa zhvillohet intevista. 21 marsi është konfirmuar si data e prezantimit. “Crossoveri” i ri EV bazohet në platformën MEB të Volkswagen.

Ky duke qenë automjeti më i vogël nga dy që Ford do të prodhojë me ndihmën e VW, pritet që të jetë i ngjashëm në madhësi me VW ID.4, megjithëse forma e tij do të jetë shumë më aventureske. Ford pretendon se makina e re elektrike do të jetë “rebele dhe pa kompromis, një SUV i ri-imagjinuar për epokën e makinave elektrike”.

Meqenëse Fordi i ri bazohet në ID.4, ne mund të presim të shohim të njëjtat sisteme lëvizëse, ku Ford edhe do të ketë një zgjedhje midis dy baterive me kapacitet prej 55kWh ose 77kWh. Rikujtojmë, se gjiganti i automjeteve “Ford” po planifikon të shkurtojë 3.800 vende pune në Evropë gjatë tre viteve të ardhshme në kuadër të planit për ristrukturim të biznesit të saj në kontinent. Prodhuesi amerikan i automjeteve synon të krijojë një strukturë kostoje më të ulët dhe më konkurruese për Ford-in në Evropë.