Auto & Moto

Gjiganti i automjeteve Ford po planifikon të shkurtojë mijëra vende pune në Evropë!

Gjiganti i automjeteve “Ford” po planifikon të shkurtojë 3.800 vende pune në Evropë gjatë tre viteve të ardhshme në kuadër të planit për ristrukturim të biznesit të saj në kontinent. Prodhuesi amerikan i automjeteve synon të krijojë një strukturë kostoje më të ulët dhe më konkurruese për Ford-in në Evropë. Martin Sander, menaxher i përgjithshëm i “Ford Model” në Evropë tha se:

Ne po rishpikim plotësisht markën Ford në Evropë. Ford planifikon të ndryshojë numrin e stafit inxhinierik evropian, duke ulur fuqinë punëtore me 2.800 deri në vitin 2025, me qëllim të kalimit në automjete plotësisht elektrike dhe reduktimin e kompleksitetit të automjeteve. Ajo do të mbajë një staf inxhinierik prej afro 3.400 personash në Evropë, të fokusuar në projektimin dhe zhvillimin e automjeteve, përveç krijimit të shërbimeve të lidhura. Këto janë vendime të vështira, nuk merren lehtë. Jemi të vetëdijshëm për pasigurinë që krijon për ekipin tonë dhe i siguroj se do t’u ofrojmë mbështetjen tonë të plotë në muajt në vijim.

Rikujtojmë, se kopja e parë e gjeneratës së shtatë Ford Mustang GT u shit në ankandin Barrett-Jackson në Arizona. Oferta më e lartë gjatë ankandit të bamirësisë ishte 565 mijë dollarë. Edhe pse makina nuk është prodhuar ende, kjo është tipike për ankande të tilla. Fituesi me fat do të jetë në gjendje të zgjedhë specifikimet për makinën sipas dëshirës së tij.