Live From Tirana Music

David Dreshaj zbulon prapaskenat e hiteve muzikore!

E mërkura artistike në “Live From Tirana” sjell si të ftuar artistin e ri shumë të talentuar David Dreshaj. Ai tregoi për të parën herë në TAR se cilat janë këngët që pëlqen më pak dhe ato që dashuron më së shumti, si dhe detaje nga jeta e tij profesionale.

Bomb (2019)

“Nuk më pëlqen, nuk dua t’a komentoj shumë. Është bërë çfarë është bërë dhe ne të ecim përpara…”

Dilema (2019)

“Producentët e mëdhenj nuk punojnë me të njëjtin ritëm pune siç punojnë me artistët ‘Big’. Kur ke pasion çdo gjë arrihet.”

Sierra (2019)

“Ky projekt më ka dhënë një shtytje shumë të madhe. Pyet Armend Rexhepagiq kush është Sierra!”

Nuk e dua (2020)

“Versionet e këngës më ngritën artistikisht. Njerëzit filluan të më shihnin ndryshe, është bërë virale nëpër vende të ndryshme. Kam pritur diçka, por jo kaq të madhe. Për klipin e këngës kemi xhiruar 15 orë dhe skena më e vështirë ka qenë pjesa e fluturimit.”

Lonely (2021)

“E dua shumë si projekt. E gjeni Davidin e ujërat e tij. Kjo është si dua të gdhendem e të identifikohem si artist. Kam bërë shumë përgatitje dhe çdo detaj është në vendin e vet. Koreografinë po e mësojnë shumë shpejt.”

Bukuroshi i talentuar shprehu gjithashtu se projekti i tij i fundit është thjesht “nxjemje” për projektet e tjera që do të vijnë gjatë vitit 2021. Dreshaj ndihej shumë krenar për veten pasi ‘Google’ kishte krijuar një faqe ‘Wikipedia’ për të.