Celebrities Showbiz

Dea Mishel tregon hatërmbetjen me një nga banorët e “BBV”: “Jam shokuar, e kam marrë inat…”

Dea Mishel Hoxha, ish-banorja e “Big Brother VIP”, ka qenë e ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up”. Ajo foli më shumë për eksperiencën e saj në këtë format, por edhe përjetimet e saj tani që ka dalë jashtë.

I ke parë debatet që kanë ndodhur së fundmi mes Bledi Manes dhe Nita Latifit?

Pashë që ishin bërë ca lajme por nuk i klikova. Nuk e kuptoj pse vazhdohet me këto hatërmbetje. Telefonin e ke dhe mund ta marrësh atë e të sqaroheni. Disa njerëz nuk preferojnë ta bëjnë këtë. Është vendimi i tyre. Unë dua t’u rri sa më larg këtyre dramave. Kam disa projekte më të mira ku aty dua të fokusohem tani.

Kush i ka krijuar dramat më të mëdha brenda shtëpisë, burrat apo gratë?

Më shumë burrat. Të ishe një vajzë ishte një akt guximi. Duhet të ishe më e fortë. Më vjen keq që gratë janë gjykuar më shumë se burrat në këtë edicion. Kishte standard të dyfishta. Nuk gjykoheshin njësoj si burrat ashtu edhe gratë. M’u desh të forcohesha e të ashpërsohesha për të hequr pak këtë imazhin e vajzës së brishtë e të llastuar. Por unë ashtu jam në jetën time të përditshme. E ndjeva aty brenda që isha më e ashpër.

Dea Mishel tregoi gjithashtu dhe hatërmbetjen që ka me një ish-banor të “Big Brother VIP”…

Kam një inat me një banor. Me Beatin. Ka dalë në intervistë dhe ka thënë: “Nuk ndodhi asgjë me Dean, ajo kishte disa ngacmime që i bënte herë pas herë. Mundohesha të mos i jepja shumë muhabet që të mos e vija në siklet”. Jam shokuar kur kam dalë jashtë. Nuk kam flirtuar, thjesht jam treguar me mirësjellje. Më erdhi për të qeshur. E kam marrë inat… M’u duk sikur pa të gjitha akuzat që unë isha flirtuese dhe e përdorja këtë gjë dhe donte t’i shtonte edhe më shumë. Por nuk ishte e vërtetë. Nuk e kam ngacmuar në asnjë moment.

A ke marrë ndonjë mesazh flirtues nga djemtë tani që ke dalë?

Djemtë që më flasin më shkruajnë në një mënyrë shumë serioze. Më thonë ‘bravo, ke bërë lojë të mirë’, por kaq. Nuk flirton askush.

Po merresh me ndonjë projekt të rëndësishëm tani?

Nuk e them dot tani…