Bota

Sot bëhen 133 vjet nga lindja e Adolf Hitler, njihuni me 10 fakte interesante për diktatorin famëkeq!

Sot bëhen 133 vjet nga lindja e diktatorit më famëkeq në histori, Adolf Hitler.

Hitleri ishte udhëheqës i Gjermanisë gjatë Rajhut të Tretë (1933 – 1945) dhe nxitës kryesor i Luftës së Dytë Botërore në Europë. Ai urdhëroi ekzekutimin masiv të miliona njerëzve që konsideroheshin si “armiq”, ose inferiorë ndaj racës ariane. Ai u ngrit nga të qenit një piktor pa talent, në diktatorin më famëkeq të njerëzimit.

Perandoria e tij u shtyp nga një bashkim i kombeve më të forta në botë, ndërsa ai më 30 prill pak përpara kapitullimit përfundimtar të Gjermanisë naziste, bëri vetëvrasje në bunkerin e tij të Führer-it.

10 fakte nga jeta e Adolf Hitler:

1.Në muajin e tetë të shtatzënisë, nëna e Hitlerit, Klara Pȍlzl, vendosi ta abortonte foshnjen Adolf që kishte në bark. Shkoi në një klinikë gjinekologjike, u regjistrua dhe u shtrua atje, por pas disa orësh ndërroi mendje dhe u largua prej andej. Pas një muaji lindi Adolf Hitlerin.

2.Adolf Hitler ishte djali i tretë nga martesa e tretë e Alois Schicklgruber dhe Klara Polzl, një nëpunësi dogane në Austri dhe kishte lindur si fëmijë i jashtëligjshëm.

3.Adolf Hitleri gjatë 39 viteve të para të jetës së vet mbajti mbiemrin e nënës Schicklgruber. Hitler nuk kishte për tu bërë kurrë zot i Gjermanisë me mbiemrin Schickgruber që ka një tingëllim komik në Gjermaninë e jugut.

4.Kur ishte fëmijë Adolf Hitler ëndërronte të bëhej prift.

5.Profesori i Adolf Hitlerit, Eduard Humer ka bërë karakteristikën e nxënësit të vet: Hitleri ishte i talentuar por ai nuk zotëronte dot veten, ishte kontradiktor, despot, kokëfortë, i zymtë dhe i paaftë për t’iu nënshtruar disiplinës shkollore.

6.Një nga shkaqet e thella të antisemitizmit të Hitlerit mendohet se mund të ketë qenë tortura e zilisë seksuale. Deri në moshën 20 vjeç ai nuk kishte asnjë njohje me ndonjë vajzë e jo më një lidhje.

7.Adolf Hitleri u verbua nga përdorimi i gazit kimik kur ishte ushtar në Luftës së Parë Botërtore, por kjo verbëri iu kthye pas mjekimit në spitalin e luftës. Ushtari Adolf Hitler u plagos dy herë në këtë luftë, por të dy herët shpëtoi paq.

8.Adolf Hitleri e shpalli “Reich” e tretë më 30 janar 1933 dhe deklaroi se kjo mbretëri do jetonte 1 mijë vjet. Në fakt kjo mbretëri arriti të jetojë vetëm 12 vjet e katër muaj.

9.Libri i Adolf Hitlet “Mein Kampf” (Lufta ime) u shit në vitin 1940 në të gjithë Gjermaninë mbi 6 milionë kopje.

10.Përpara se të vetëvritej, Hitleri urdhëroi të helmonin qenin e tij ujk të prefruar Blondin. Vetëm pasi u sigurua që ai ngordhi Hitleri vrau veten.