Art & Kulturë Design

Shiten në ankand sendet me vlerë të Adolf Hitlerit!

Ai është cilësuar si diktatori më i madh i të gjitha kohërave. Krimineli nazist numër 1 në botë. Sundoi në Gjermani për 17 vite dhe në këtë kohë u vranë 12 milionë gjermanë dhe u masakruan 6 milionë hebrenj. Ideator dhe zbatues i Holokaustit si dhe shkaktar i Luftës së Dytë Botërore.

Adolf Hitlerin e kujtojnë si një njëri të zbehtë, të dobët dhe përgjithësisht të ndrojtur dhe të përmbajtur, por ishte i aftë për shpërthime të befasishëm, zemërim dhe histerizëm ndaj atyre që i kundërshtonin fjalën. Krimineli numër një i botës ka hyrë në histori dhe si strateg ushtarak.

Së fundmi bëhet e ditur se janë shitur në ankand disa nga sendet personale të Adolf Hitler-it. Ankandi u hap në Morley të Australisë, për 8 sende që i përkisnin ish-diktatorit të “hekurt”.

Mes sendeve me vlerë binin në sy një kuti duhani dhe një krehër të përdorur nga Hitleri.

Këto objekte u shitën për rreth 48 mijë dollarë. Ankandi u dënua ashpër nga shumë njerëz të cilët e konsideruan atë si një glorifikim të regjimit të një prej diktatorëve më të ashpër në glob.

Ja disa nga sendet e tjera:

Rikujtojmë, se kohë më parë disa nga fjalimet e diktatorit nazist u shitën në një ankand në Mynih, pavarësisht shqetësimeve nga grupet hebreje për inkurajim të neo-nazistëve.

Ju rikujtojmë gjithashtu se kohët e fundit një kopje e librit “Action Comics #1” e vitit 1938 u shit privatisht, sipas një njoftimi nga ankandi online dhe kompania e dërgesave “ComicConnect.com”.