Lifestyle Love & Sex

Deri në sa kohë mund të qëndrojë një grua pa kryer marrëdhënie seksuale? “Flet” sondazhi…

Revista gjermane “Petra” së fundmi kreu një sondazh, në të cilin morën pjesë më shumë se 1000 gra nga mosha 29 deri në 39 vjeçe, për të kuptuar se sa mund të durojnë ato pa bërë seks dhe se cilat ishin efektet që sillte kjo zgjedhje.
Çuditërisht, 58% e të anketuarave thanë se mund të durojnë pa bërë seks shumë kohë. 33% pranuan se kanë mbi 2 vjet pa bërë seks, 40% deklaruan se kanë më shumë se 1 vit pa kryer marrëdhënie seksuale dhe 27% thanë se kanë mbi 6 muaj pa raport seksual.

Sipas ekspertëve, pasojat e mungesës së marrëdhënieve seksuale ishin mëse të dukshme. Gratë që kishin 3 muaj pa bërë seks filluan të shfaqnin sjellje disi të çorientuara, ato që kishin 6 muaj pa bërë seks shfaqën shenja stresi dhe ato që kishin 1 vit pa kryer marrëdhënie seksuale reagonin të tensionuara.

Prej shekujsh, erëzat njihen si afrodiziakë. Të gjithë e dimë se piperi i zi dhe i kuq është një stimulant i shkëlqyer dhe është në gjendje të fuqizojë virilitetin mashkullor. Tek romakët e lashtë këshillohej piperi për ata që ishin të dobët seksualisht. Por ka të tjera lloje pak të nënvlerësuara, që kanë efekte mrekullibërëse krejtësisht natyrale.

Nuk ka një kohë të caktuar që duhet të zgjasë seksi, por njerëzit priren të ngatërrojnë seksin më të gjatë me seksin më të mirë. Studimet e fundit kanë zbuluar se kohëzgjatja ideale e një marrëdhënieje seksuale është 13 minuta, megjithatë, mbi të gjitha, është e rëndësishme cilësia e kënaqësisë gjatë kësaj marrëdhënieje.

Në raportet intime nuk ka vend për manuale, as për sa i përket kohëzgjatjes së një raporti. Natyrisht, të gjithë e dinë që në shtrat nuk mund dhe nuk duhet të ekzistojnë rregulla të prera, sepse kushdo kënaqet në mënyra dhe në kohë të ndryshme. Ndërkaq, për të vlerësuar efektet kardiovaskulare të aktivitetit seksual, studiuesit monitoruan vullnetarët ndërsa ata ecnin në një pistë vrapimi dhe gjatë aktivitetit seksual intim në shtëpi. Përveç 13 grave, vullnetarët përfshinin 19 burra me një moshë mesatare 55 vjeç.