Celebrities Gossip Showbiz

Detyron djemtë e saj të veshin rroba vajzash?! Reagon e inatosur Megan Fox!

Së fundmi, Megan Fox i është kundërpërgjigjur një ndjekësi, i cili akuzoi aktoren se i detyron djemtë e saj të veshin rroba vajzash në një postim në Twitter gjatë javës. Aktorja e cila ka 3 djem me ish-bashkëshortin e saj Brian Austin Green, nuk u përmbajt dhe sulmoi Robby Starbuck-in duke shprehur se:

Hej Robby Starbuck. Unë me të vërtetë nuk dua t’ju kushtoj vëmendje, sepse është e qartë që ju vdisni për famë. Por më lejoni t’ju mësoj diçka. Pavarësisht se sa të dëshpëruar mund të bëheni në çdo kohë për të fituar pasuri, pushtet, sukses ose famë, mos përdorni kurrë fëmijët si levë apo monedhë sociale. Sidomos nën pretendime keqdashëse ose të gabuara. Shfrytëzimi i identitetit gjinor të fëmijës tim për të tërhequr vëmendjen në fushatën tuaj politike ju ka vënë në anën e gabuar të universit. Jam djegur në turrën e druve nga burra të vegjël, të pasigurt, narcist, impotent si ju shumë herë dhe megjithatë jam ende këtu.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Megan Fox (@meganfox)

Ish-i i Megan, Brian, gjithashtu ka reaguar ndaj komenteve të Robby-t në një deklaratë të ndarë me TMZ, ku ai e quajti një histori krejtësisht false. Rikujtojmë, se Megan dhe Brian ishin të martuar që nga viti 2010 deri sa u finalizua divorci i tyre vitin e kaluar.