Tech

Dhia e vogël robotike krijohet për të plotësuar mungesën e fuqisë punëtore!

Teknologjia avancon çdo sekondë dhe sidomos në fushën e robotikës! Së fundmi ne jemi njohur me shumë robotë të krijuar të cilët mund të bëjnë punët e shtëpisë dhe vaksinat, të luajnë basketboll, të pikturojnë, të ndihmojnë ushtarët gjatë luftës, të shpërndajnë ushqimin e shumë e shumë gjëra të tjera. 

Së fundmi një robot katërkëmbësh është krijuar për të plotësuar mungesën e fuqisë punëtore. Kjo është shpikja më e re në Japoni, me një prej korporatave më të mëdha të prodhimit të makinerive industriale që tashmë ka gati zëvendësimin e punonjësve të paktë në shoqërinë e plakur të vendit. I pagëzuar me emrin “BEX”, siç thirret dhia e egër në gjuhën japoneze, roboti me brirë të përkulur mund të ecë me katër këmbë mbi terrene të vrazhda ose të lëvizë më shpejt në sipërfaqe më të lëmuara duke përdorur rrota të vendosura në pjesën e poshtme të barkut. Ky robot mund të mbajë ngarkesa deri në 100 kilogramë, teksa mund të lëvizë me telekomandë nga distanca.

E njohur si një kompani motoçikletash, Kawasaki filloi të prodhojë robotë humanoidë në vitin 2017 dhe vendosi të zhvillojë një prototip me katër këmbë vitin e kaluar si një zgjidhje për ato problematika që hasën robotët e saj me dy këmbë. Firma e njohur japoneze do të vazhdojë testimin e BEX këtë vit dhe shpreson të komercializojë atë vitin e ardhshëm.

Por përveç robotit katërkëmbësh si një dhi e egër së fundmi është krjuar edhe miushi robot, që sillet fiks si një brejtës i vërtetë. Instituti i Teknologjisë së Pekinit ka prezantuar atë që e ka quajtur SQuRo, një robot që do të përdoret për misionet e kërkim-shpëtimit, duke shfrytëzuar aftësinë e tij për t’u futur në hapësira tejet të ngushta. Si edhe një gaforre të vogël që lëviz me telekomandë është edhe më i vogël se një plesht. E ashtuquajtura gaforrja e vogël robotike, mund “të ecë, të përkulet, të rrotullohet, të kthehet dhe të kërcejë” sipas inxhinierëve nga Universiteti Northwestern në SHBA.