Bota Tech

Inxhinierët shpikin robotët më të vegjël në botë në formën e gaforreje dhe që janë të aftë të ecin me telekomandë!

Së fundmi inxhinierët kanë zbuluar robotin më të vogël që lëviz me telekomandë është edhe më i vogël se një plesht. E ashtuquajtura gaforrja e vogël robotike, mund “të ecë, të përkulet, të rrotullohet, të kthehet dhe të kërcejë” sipas inxhinierëve nga Universiteti Northwestern në SHBA. Ky robot mund të sinjalizojë fillimin e një epoke të re të robotikës në shkallë të vogël. Ai përbëhet nga një material aliazh me memorie të formës që transformohet kur nxehet. Por si lëvizin ata?

Studiuesit përdorin një rreze lazer të skanuar për të ngrohur me shpejtësi pajisjen në vende të ndryshme në të gjithë trupin e saj për t’i bërë ato të transformohen dhe ta detyrojnë robotin të lëvizë. Një nga truket që studiuesit përdorën ishte mbulimi i pajisjes me një shtresë të hollë xhami që detyron atë pjesë të strukturës së robotit të kthehet në formën e saj të deformuar pasi të ftohet. Profesor John Rogers, i cili drejtoi kërkimin eksperimental shpjegoi se:

Për shkak se këto struktura janë kaq të vogla, shkalla e ftohjes është shumë e shpejtë. Në fakt, zvogëlimi i përmasave të këtyre robotëve i lejon ata të vrapojnë më shpejt. Kjo është shumë sfiduese për të arritur në shkallë kaq të vogla për robotët tokësorë.

Vlen të theksohet gjithashtu se shkencëtarët kinezë kanë krijuar për herë të parë një mi-robot, që sillet fiks si një brejtës i vërtetë. Instituti i Teknologjisë së Pekinit ka prezantuar atë që e ka quajtur SQuRo, një robot që do të përdoret për misionet e kërkim-shpëtimit, duke shfrytëzuar aftësinë e tij për t’u futur në hapësira tejet të ngushta. Emri i robotit do të thotë “miu robot miniaturë me katër këmbë” (SQuRo, një mi i vogël robot me katër këmbë) dhe prototipi i tij biologjik ishte miu gri (Rattus norvegicus).