Food & Drink Health & Beauty

Dieta që ju mbron nga COVID-19!

Një dietë që përfshin pjesë të mëdha të ushqimeve të shëndetshme me bazë bimore mund të zvogëlojë shanset për t’u prekur nga kanceri i zorrëve deri në një të pestën. Kjo është ajo që sugjeroi një studim që hulumtoi lidhjen midis konsumimit të frutave, perimeve, frutave të thata dhe bishtajoreve në sasi të ndryshme dhe rrezikut të prekjes nga kanceri kolorektal. Ndjekja e një diete të shëndetshme kryesisht të bazuar në bimë lidhet me zvogëlimin prej 22% të mundësive për shfaqjen e këtyre neoplazmave një rol mbrojtës, që gjendet vetëm tek meshkujt.

Miratimi i një diete vegane ose vegjetariane do të ndihmonte gjithashtu në parandalimin e rrezikut të infektimit me Covid. Në këtë përfundim ka arritur një studim i botuar në “BMJ Nutrition, Prevention and Health”, i cili përfshiu pak më shumë se 700 pjesëmarrës jo vegjetearinë dhe vegjetarianë ose veganë, në përpjekje për të kuptuar nëse dieta e tyre ndikonte në rrezikun e tyre për t’u sëmurë me Covid. Edhe pse rezultatet janë në favor të një diete me bazë bimore, ka ekspertë që nuk janë aspak të bindur se shmangia e mishit na mbron nga rreziku i infektimit.

Ekipi përfshiu 702 brazilianë të rritur midis marsit dhe korrikut 2022 dhe i ndau në dy grupe; ata që hanin gjithçka dhe ata që hanin një dietë kryesisht me bazë bimore. Grupi i dytë më pas u nda në dy kategori; fleksitarianët (ata që hanë mish në mënyrë sporadike) dhe vegjetarianët/veganët. Nga të gjithë 702 vullnetarët, 330 u kontraktuan me Covid, 224 me simptoma të lehta dhe 106 me simptoma të moderuara.

Të dhënat treguan se ishin kryesisht jo vegjetarianët ata që u sëmurën (52% kundrejt 40% të grupit tjetër, të cilët më shpesh raportuan simptoma të moderuara (18% kundrejt 11%). Ata që nuk hanin mish ishin përgjithësisht më të shëndetshëm, bënin më shumë aktivitet fizik. Studimi arriti në përfundimin se ata që adoptojnë një dietë me bazë bimore kanë 39% më pak gjasa të infektohen sesa jo vegjetarianët. Një aspekt tjetër që duhet mbajtur parasysh kur shikoni rezultatet e studimit është se të dhënat e mbledhura bazohen në atë që është raportuar nga vetë vullnetarët dhe për këtë arsye mund të mos jenë të sakta.