Lifestyle Love & Sex

Diferenca në moshë me partnerin tuaj mund të tregojë dhe se kur do të divorcoheni!

Ndoshta nuk e dinit më parë, por sa vite diferencë ka një çift është një faktor përcaktues për suksesin e tyre në një lidhje. Sipas qendrave kërkimore në Amerikë, në Universitetin Emory, mosha dhe diferenca që mund të kenë çiftet, mund të përcaktojë në një shkallë mjaft të besueshme përqindjet e suksesit që do të ketë raporti i tyre.

Thënë kjo, sipas disa studiuesve, ekziston edhe një formulë e saktë matematikore që tregon se cili është ndryshimi ideal mes çifteve, me një provë prej 3000 pjesëmarrësish. Rezultatet treguan se sa më e madh të jetë diferenca e moshës, aq më pak qëndrojnë së bashku.

Pra, në 10 vjet diferencë, shkalla e divorcit shkon deri në 35% ndërsa kur flasim për 20 vjet e lart arrin në 95%. Arsyet e ndarjes, përveç hendekut të opinioneve, komunikimit dhe interesave, bien edhe në pjesën e financave, fëmijëve dhe arsimit. Mendohet se diferenca ideale është pesë vite.

Nuk është çudi kur shohim burra në moshë që shoqërohen me gra më të reja me synimin për të dalë në takim me to apo për të krijuar një lidhje. Është një besim popullor që burrat më të mëdhenj preferojnë të dalin me gra që janë më të reja për ta, në mënyrë që t’u kujtohet koha e tyre e ëmbël e rinisë. Ka besime të tjera se nëse një burrë është në lidhje me një grua më të re, ai mund të jetë duke kaluar një krizë të moshës së mesme dhe për këtë arsye, për t’u ndjerë mirë, ai del me dikë që ka një qasje më të freskët ndaj jetës. Në këtë link po ju tregojmë disa arsye pse meshkujt priren të dalin me femra më të reja.

Është mjaft i madh numri i grave që duan ta shpenzojnë jetën me burra shumë më të mëdhenj në moshë sesa ato. Madje, ka edhe një term të veçantë që është krijuar për këtë lloj lidhje, romanca ‘Maj-Dhjetor’. Mund t’ju duket mjaft romantike, por shumë njerëz i shohin çuditshëm çiftet që dallojnë shumë në moshë. Kjo për shkak se ata nuk e kuptojnë që ka arsye shumë të mëdha se përse femrat joshen nga meshkujt e tillë. Zbulojini në këtë link…