Celebrities Film & Tv Magazine Pardon My French Showbiz

DJ Benito zbulon se kush nga të famshmit është shpirti i festave dhe projektin e ardhshëm!

Një emision ku si asnjëherë më parë mendimet dhe fjalët vijnë si në jetë, të pacensuruara…Mirë, ndoshta pak të censuruara. “Pardon my French” me Jonida Alickolli vjen këtë mbrëmje me një super atmosferë me të ftuarin special DJ Benito, i cili foli më shumë rreth jetës së tij personale, karrierës dhe projekteve të reja që priten të vijnë së shpejti.

Sipas tij, kush nga të famshmit është më shumë shpirti i festës në eventet që organizohen?

Janë grupe zakonisht. Është Arbër Çepani, Eraldo Rexho, Jonida Maliqi. 

Cili projekt është i radhës për të? Përfshirë këtu bashkëpunimin ose remake-un që do të sjellë në treg së shpejti?

Është një i freskët nga dje. Nuk e them dot emrin. Do të jetë e goditur. Është artist i ri, por nuk është kjo kënga e parë. E njihni të gjithë. Kemi edhe një të Mc Kresha, “Luv luv”, që mua më pëlqen shumë dhe më tha që t’ja nis në e-mail, por nuk e ka hapur akoma. Ka që në 2022.

Gjithashtu ju rikujtojmë të zbuloni surprizën e veçantë të DJ Benito të rikrijuar brenda shtëpisë së BBV për një nga banorët…