Celebrities Film & Tv Magazine Pardon My French Showbiz

Zbuloni surprizën e veçantë të DJ Benito të rikrijuar brenda shtëpisë së BBV për një nga banorët…

Një emision ku si asnjëherë më parë mendimet dhe fjalët vijnë si në jetë, të pacensuruara…Mirë, ndoshta pak të censuruara. “Pardon my French” me Jonida Alickolli vjen këtë mbrëmje me një super atmosferë me të ftuarin special DJ Benito, i cili foli më shumë rreth jetës së tij personale, karrierës dhe projekteve të reja që priten të vijnë së shpejti.

Përsa i përket këtij edicioni të Big Brother, ai u shpreh se kishte miqësi me disa nga banorët. Por një ndërveprim që ai pati kur u fut brenda shtëpisë së BBV përpara disa Prime-ve kishte qenë pikërisht me Bardhin, ku i kishte luajtur një remake të një nga këngëve të tij. Si u shpreh ai për këtë?

Ju bë qejfi se nuk e priste. As unë nuk e prisja se do ta bëja.

Si lindi idea e realizimit të këtij remake?

Pasi bëmë set up-in gati atje dhe po rrija të prisja që të mbaronte emisioni e banorët të dilnin tek dhoma e surprizave. Bënte pak ftohtë aty dhe shkova ta ndiqja nga laptopi në makinë. Po shihja Big-un dhe ndërkohë po përgatisja një listë me këngë. Dhe duke u marrë listën, zgjedh disa dhe ndërkohë ishte edhe “Betohemi” e Bardhit. Ishte dhe “I Know What You Want” e Busta Rhymes dhe shoh që kishin të njëjtin çelës dhe përshtateshin. Kisha edhe 20 minuta kohë dhe ishte si byrek çasti.