Celebrities Gossip Showbiz

Dj PM dhe këngëtarja e njohur Rita Ora shfaqen së bashku?!

Dj PM prej vitesh i njohur për publikun për sa i përket këngëve të tij dhe performancës në club-et e Kosovës dhe Shqipërisë, por që padyshim mori shumë vëmendje pas pjesëmarrjes së tij në ‘BBV’. Jo vetëm për çfarë dha brenda shtëpisë, por dhe për lidhjen e tij me Sarah Berishën që vazhdon ende pas përfundimit.

Pas përfundimit të aventurës brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” gjithmonë e më shumë shtohet kureshtja se çfarë ndodh me të në përditshmëri. Normalisht që postimet e tij me partneren marrin një vëmendje të shtuar, por edhe të tjerat nuk mbeten pas. I tillë ka qenë dhe postimi i fundit në llogarinë e tij në Instagram në InstaStory.

PM ka postuar një foto me këngëtaren e njohur me origjinë shqiptare Rita Ora. Ai ka lënë të kuptohet se fotoja është shkrepur shumë kohë më parë pasi ka shkruar:

Moti shumë…

Vlen të theksojmë se së fundmi, burime për Prive kanë treguar se PM do t’i futet edhe botës së biznesit. Më saktë, ky i fundit ka hapur një dyqan online me veshje. Për këtë sipërmarrje, Dj ka udhëtuar drejt Stambollit së bashku me një mikun e tij për të punuar mbi këtë projekt.

Nga ana tjetër edhe Rita Ora ka qenë mjaft aktive kohët e fundit në rrjetet e saj sociale, madje para pak ditësh këngëtarja e njohur në të gjithë botën për talentin e saj i prezantoi ndjekësve të saj disa nga recetat më të njohura të ushqimeve trtadicionale të vendit të saj. Në InstaStory-t e saj ajo kishte vendosur t’ju tregonte disa nga hapat që duhet të ndjekin gjatë kohës që duan që të përgatisin piten ose e thënë ndryshe byrek. Por jo vetëm kaq sepse Rita tregoi gjithashtu me hapa edhe se si mund të përgatitej lehtësisht taratorin kosovar.