Celebrities Gossip Showbiz

Jo vetëm në muzikë, Dj PM tanimë edhe pjesë e biznesit!

Dj PM prej vitesh i njohur për publikun për sa i përket këngëve të tij dhe performancës në club-et e Kosovës dhe Shqipërisë, por që padyshim mori shumë vëmendje pas pjesëmarrjes së tij në ‘BBV’. Jo vetëm për çfarë dha brenda shtëpisë, por dhe për lidhjen e tij me Sarah Berishën që vazhdon ende pas përfundimit.

E teksa padyshim për publikun kjo histori ngjall mjaft kuriozitet këtë herë nuk do të flasim për të. Së fundmi, burime për Prive kanë treguar se PM do t’i futet edhe botës së biznesit. Më saktë, ky i fundit ka hapur një dyqan online me veshje. Për këtë sipërmarrje, Dj ka udhëtuar drejt Stambollit së bashku me një mikun e tij për të punuar mbi këtë projekt.

E pyetur para pak javësh në ‘Pardon My French’ se si po shkon lidhja në distancë dhe për çfarë zihen më shpesh, blogerja nuk na e kurseu një përgjigje.

Së fundmi në mediat sociale u aludua se ata janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Shkak për këtë u bë një fotografi e Sarës në ditëlindjen e Monikës, ku barku i saj dukej paksa i rrumbullakosur. Blogerja zgjodhi që të reagojë në lidhje me këto lajme, duke ripublikuar një fotografi dhe duke ironizuar fjalët që kanë qarkulluar.