Celebrities Magazine Pardon My French Showbiz

DJ PM: “Unë dhe Dagz nuk bëjmë skandale për të marrë vëmendje”!

Një emision ku si asnjëherë më parë mendimet dhe fjalët vijnë si në jetë, të pacensuruara…Mirë, ndoshta pak të censuruara. Nuk do të mungojnë të ftuarit në studio, diskutimet mbi tema të ndryshme në mënyrën më të ‘zhveshur’, si dhe muzikën më bukur të momentit. Dhe në këtë episod, së bashku me Jonida Aliçkollin dhe Arbër Cepanin, ka qenë i ftuar në pjesën e parë të programit DJ PM, i cili ka folur për projektet e tij të reja muzikre, lidhjen me Sarah Berisha dhe eksperiencën e tij si banor në edicionin e parë të “Big Brother Vip Albania”.

Ai së fundmi ka publikuar një projekt të ri muzikor së bashku me DJ Dagz, Zaza dhe Fajt, e cila titullohet “100 gabime”. Një javë daton nga ky publikim dhe duket sikur projekti nuk ka marrë vëmendjen e duhur krahasuar me këngët e tjera. Cilat janë pritshmëritë e artistit? Si është kjo periudhë në tregun muzikor? Ja se si shprehet ai:

Kjo këngë ndoshta ka një javë që ka dalë, por është kjo periudha kohore..Jam shumë realist tani që po flas. Në momentin që fillon Big Brother gjithçka po drejtohet në këtë pjesën tjetër. Edhe zakonisht këngët që fillojnë nga janari deri në maj janë këngë që edhe nëse nuk ecin shumë, nuk ka nevojë të bësh panik me veten dhe të thuash ‘nuk eci kënga, çfarë nuk është në rregull?’ për shkak se e cek sërish që prej Big Brother.

Por artisti u shpreh se gjatë muajve të tjerë të vitit, gjërat janë më ndryshe dhe ka një ngarkesë të madh përsa i përket koncerteve. Kjo puna e klikimeve dhe dëgjueshmërisë, mos duhet të shoqërohen gjithmonë me skandale në mes?

Jo, varet prej artistit që si ka hyrë në treg, si e kanë njohur masa. Unë me Dagz-in nuk jemi si ato që bëjnë skandale për të dalë në qendër të vëmendjes.