Celebrities Gossip Showbiz

“Do më duhet të marr hapa ligjore…”, kush po i keqpërdor emrin Kiara Titos?

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë dy ish banorë të Big Brother Vip 2, ku Luizi u shpall dhe fituesi i edicionit të dytë. Ata gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri nisën një romancë e cila vazhdon dhe jashtë. Çifti duket mjaft i lumtur krah njëri-tjetrit, duke ndarë për ndjekësit e tyre momente shumë të lumtura nga jeta e tyre.

Prej disa kohësh disa biznese të vogla në faqet e tyre online përdorin emrin e Kiara Titos për të tërhequr klientë dhe postojnë biseda ‘fake’ , ku duket se Kiara është kliente e tyre. Për këtë gjë Kiara ka dhënë një sqarim dhe ka treguar se ato mesazhe nuk janë të vërteta dhe se janë mashtrime nga vetë bizneset.

Prej disa kohësh po shoh në rrjetet sociale të ndryshme, kryesisht në TikTok, video të montuara që përdorin emrin tim për të shitur produkte. Nuk janë të vërteta edhe do ju lutesha të ndaloni këtë gjë pasi nuk është fare e bukur! Përndryshe do më duhet të marr hapa ligjore!”

Pas përfundimit të rrugëtimit të saj në “Big Brother VIP 2”, Kiara Tito ka qenë në çdo moment në qendër të vëmendjes të fansave. Përveç angazhimeve në televizion, Kiara është mjaft aktive edhe në profilet e saj në rrjetet sociale. Ajo ndan me 735 mijë ndjekësit në Instagram foto e video të ndryshme nga përditshmëria e saj.