Celebrities Gossip Showbiz

Doli negativ në testin e drogës, “Maneskin” gati të hedhë në gjyq Francën?

Gjatë natës finale të Festivalit Europian, grupi “Maneskin”, përkatësisht lideri i tij Damiano David u kap duke u përkulur në një mënyrë të çudtishme sikur po konsumonte kokainë. Video e shkurtër bëri xhiron e rrjetit duke irrituar pa masë Francës që në këtë kompeticion dolën të dytët.

Franca kërkoi që Eurovizioni t’ja hiqte torfeun Italisë dhe “Maneskin” t’i nënshtrohej urgjentisht testit të drogës. Grupi pranoi të testohej pas kthimit në shtetin fqinj ku më pas ata dolën negativë. Sakaq, ditët e fundit përflitet se rrokerët mund të hedhin në gjyq Francën për këto akuza publike.

Gjatë një interviste për median italiane “Tv Sorrisi e Canzoni”, Damiano foli më tepër rreth kësaj çështjeje.

Jo, sepse për mua çështja nuk është hapur kurrë. Ishte thjesht një skeç komik i madh, i stilit Zelig. Nëse më kërkojnë falje, unë jam gati ta pranoj. Por tani të gjithë ne jemi të interesuar të festojmë, përkundër atyre që u përpoqën të na pengonin. Ne jemi duke shkruar këngë të reja dhe duke punuar për datat e turneut. Për vitin 2022 ka tashmë dy data në Gjermani.