Celebrities Gossip Music Showbiz

Don Xhoni dhe Era Istrefi arrijnë shifrën ‘e çmendur’ të klikimeve!

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.

Kohëve të fundit Don Xhoni dhe Era Istrefi kanë trazuar rrjetin me postimet e tyre në rrjete sociale. Dueti i dyshes titullohet “Hala” dhe është publikuar 1 muaj më parë, bashkëpunim ky që e ka treguar suksesin që në fillim e deri më tani kënga ka kaluar 20 milionë klikime, e pritshme kjo nga dy artistë shumë të pëlqyer nga publiku.

Ama ditën e sotme reperi duket se është bërë nostalgjik dhe ka menduar kohën kur ishte vetëm një fëmijë i vogël dhe të gjitha ato çfarë ka arritur sot, për të atëherë ishin vetëm ëndrra. Xhonatani ka postuar një foto të tij, para shumë vitesh, por që kishte 2 rregulla: 1. Kurrë mos u dorëzo dhe 2. Dëgjo rregullin numër 1.

Ndërkohë ish e dashura e Don Xhonit, Ariana e ka harruar tashmë përfundimisht reperin, pasi së fundmi ka marrë një vendim të rëndësishëm në jetën e saj. Para disa ditësh, Ariana ka lajmëruar se është fejuar me partnerin e saj të ri e këtë na e ka treguar me anë të një fotoje të postuar në Instastory, ku duken dora e saj dhe e partnerit me unaza fejese në gisht.